Erdoğan i ka thënë Guterresit se Türkiye po punon për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe stabilitetit, veçanërisht në Iran, Gaza dhe Bririn e Afrikës.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, gjatë së cilës diskutuan zhvillimet rajonale dhe globale.
Në një deklaratë të publikuar në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes tha se Erdogan i ka thënë Guterresit se Türkiye po punon për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe stabilitetit, veçanërisht në Iran, Gaza dhe Bririn e Afrikës.
Ai tha se mundësia diplomatike për zgjidhjen e çështjeve midis ShBA-së dhe Iranit duhet të shfrytëzohet mirë, duke shtuar se komunitetit ndërkombëtar ka përgjegjësi për ta parandaluar sabotimin e këtij procesi.
Erdoğan gjithashtu theksoi se vazhdimi efektiv i aktiviteteve të misioneve të OKB-së në Siri është i rëndësishëm dhe se Türkiye do të vazhdojë ta ofrojë mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.
Sipas drejtorisë, gjatë bisedës u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në ishullin e Qipros, si dhe situata humanitare në Gaza dhe Liban.























