Zjarri që shpërtheu në departamentin jugperëndimor të Landes në Francë ka djegur 1.100 hektarë, duke shkaktuar evakuimin e rreth 500 njerëzve, njoftoi sot transmetuesi BFMTV.
Prefektura e Landes tha se zjarri, i cili shpërtheu të enjten, ishte përhapur në 1.100 hektarë ndërsa asnjë shtëpi nuk ishte prekur deri më tani. Gjithsej 525 persona u evakuuan ndërsa rreth 500 zjarrfikës mbetën të vendosur në vendngjarje.
Prefekti u tha gazetarëve se zjarri ishte ngadalësuar, megjithëse 15 orët e ardhshme do të ishin vendimtare. Në departamentin veriperëndimor të Ille-et-Vilaine, një tjetër zjarr në komunën e Saint-Just nxiti vendosjen e më shumë se 300 zjarrfikësve.
"Meteo-France" vendosi katër departamente si Indre, Indre-et-Loire, Mayenne dhe Deux-Sevres nën alarmin e kuq për një rrezik "shumë të lartë" të zjarreve. Ndërkohë, 57 departamente mbetën nën alarm portokalli për një rrezik "të lartë" nga zjarri.
Shërbimi kombëtar i motit vendosi 75 departamente nën alarmin portokalli për shkak të të nxehtit, me temperatura që priten të variojnë midis 38 gradë Celsius dhe 40 gradë Celsius.





















