| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Hoxha: Mohimi i Gjenocidit të Srebrenicës, shtrembërim i së vërtetës
Përmes një videomesazhi në Potoçari gjatë ceremonisë përkujtimore, Hoxha theksoi se Srebrenica nuk ishte vetëm një tragjedi lufte apo një akt i spastrimit etnik, por akt i planifikuar i vrasjes masive i drejtuar kundër boshnjakëve.
Hoxha: Mohimi i Gjenocidit të Srebrenicës, shtrembërim i së vërtetës
Hoxha: Mohimi i Gjenocidit të Srebrenicës, shtrembërim i së vërtetës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, tha se plaga e gjenocidit ndaj më shumë se 8.000 djemve dhe burrave të pafajshëm në Srebrenicë vazhdon të jetojë në ndërgjegjen kolektive të rajonit dhe të botës.

Përmes një videomesazhi në Potoçari gjatë ceremonisë përkujtimore me rastin e varrimit të dhjetë viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, Hoxha theksoi se Srebrenica nuk ishte vetëm një tragjedi lufte apo një akt i spastrimit etnik, por akt i planifikuar i vrasjes masive i drejtuar kundër boshnjakëve.

“Srebrenica nuk ishte vetëm një tragjedi lufte dhe as vetëm një krim i spastrimit etnik. Ishte gjenocid, një akt i planifikuar i vrasjes masive i drejtuar kundër boshnjakëve myslimanë, të cilët ishin shënjestër vetëm për shkak të asaj që ishin. Prandaj, kujtesa është e rëndësishme. Prandaj, e vërteta është e rëndësishme”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se mohimi i gjenocidit nuk është interpretim, por “shtrembërim i së vërtetës dhe sulm ndaj drejtësisë dhe dinjitetit të viktimave”, duke shtuar se faktet janë vërtetuar nga gjykatat.

Hoxha theksoi se Rezoluta e miratuar nga Kombet e Bashkuara për Srebrenicën përfaqëson një qëndrim të qartë ndërkombëtar kundër mohimit dhe revizionizmit, duke nënvizuar se Shqipëria qëndron fuqishëm në anën e së vërtetës, paqes dhe dinjitetit njerëzor.

Në Potoçari sot zhvillohet ceremonia kolektive e varrimit, ku mbetjet mortore të dhjetë viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë do të gjejnë prehjen e përhershme.

Gjenocidi në Srebrenicë u krye në korrik të vitit 1995 nga forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Hoxha: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe sigurinë
Vuçiq do të japë dorëheqje “pasi t'i shpallë zgjedhjet parlamentare” në Serbi
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me mesazh se kujtimi i Srebrenicës është detyrim civilizues
Gruaja nga Srebrenica kërkon babanë dhe vëllanë e saj prej më shumë se 30 vitesh
Kosovë, PDK-ja do të qëndrojë në opozitë edhe për një mandat
Kosova mbyll Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, do t’i jepet në shfrytëzim Danimarkës
Beqiroviq në OKB: Mohimi i Gjenocidit të Srebrenicës është "akt anticivilizues"
KFOR-i Turk dhuron pajisje edukative për kopshtin e një shkolle në Prizren
Begaj në Luginën e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare, pjesë e vlerave evropiane
Arkivolet me mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u përcollën nga Visoko
Pas 30 vitesh, viktima e gjenocidit Nuko Nukiq do të varroset në Potoçari
Fillon afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Ekipi turk Muğlaspor transferon futbollistin shqiptar Jurgen Çelhaka
Kurti: BE-ja ka miratuar 206.4 milionë euro fonde për Kosovën
Siljanovska-Davkova: Parimet e NATO-s duhet të zbatohen edhe në BE
Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutas
Mickoski-Kos: Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Evropian si anëtare me të drejta të plota
Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve
Ministrja e Jashtme rumune: Türkiye është partneri kryesor në sigurinë e Detit të Zi
Shkup, hapet ekspozita "Ayasofya - Drita e Heshtjes"