| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Administrata Tatimore e Shqipërisë përforcon kontrollet në turizëm për ta frenuar informalitetin
Administrata do të aplikojë kontrolle të targetuara, të bazuara në analizën e riskut dhe do të kërkojë deklarim të saktë dhe të plotë të të ardhurave.
Administrata Tatimore e Shqipërisë përforcon kontrollet në turizëm për ta frenuar informalitetin
Administrata Tatimore e Shqipërisë përforcon kontrollet në turizëm për ta frenuar informalitetin / ATA

Administrata Tatimore e Shqipërisë ka njoftuar një plan të thelluar ndërhyrjeje në turizëm për vitin 2026, me synim formalizimin e plotë të sektorit.

Plani Sektorial i Turizmit, i miratuar nga Komiteti i Riskut, ka parë rritje të qëndrueshme duke ndikuar ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto. 

Sipas Planit, sfidat kryesore mbeten mosdeklarimi i saktë i të ardhurave dhe mangësitë në raportim.

Me anë të forcimit të formalizimit, synohet rritja e përputhshmërisë tatimore dhe përmirësimin e transparencës në ofrimin e shërbimeve, duke përfshirë edhe përdorimin e teknologjive të avancuara dhe inteligjencës artificiale për identifikimin e subjekteve me risk të lartë apo që nuk deklarojnë të ardhurat.

Në zbatim të tij, Administrata Tatimore do të aplikojë kontrolle të targetuara të bazuara në analizën e riskut dhe do të kërkojë deklarim të plotë dhe të saktë të të ardhurave.

Fokusi do të jetë gjithashtu te monitorimi i deklarimit të punonjësve, përdorimi i pagave indikative si element në vlerësimin e riskut tatimor dhe verifikimi i zbatimit korrekt të faturimit elektronik për çdo shërbim.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë operatorëve në sektorin e turizmit ta respektojnë legjislacionin tatimor në fuqi, për t'i shmangur penalitetet dhe masat administrative.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë