| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryeparlamentari turk Kurtulmus përkujton Alija Izetbegoviqin
“Me mëshirë dhe respekt e përkujtojmë në përvjetorin e vdekjes liderin e urtë Alija Izetbegoviq, presidentin themelues të Bosnjë e Hercegovinës", shkroi mes tjerash Kurtulmus.
Kryeparlamentari turk Kurtulmus përkujton Alija Izetbegoviqin
Kryeparlamentari turk Kurtulmus përkujton Alija Izetbegoviqin/ AA

Kryetari i Parlamentit të Türkiyes, Numan Kurtulmus, publikoi një mesazh përkujtimor me rastin e 23-vjetorit të vdekjes së Alija Izetbegoviqit, presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës.

“Me mëshirë dhe respekt e përkujtojmë në përvjetorin e vdekjes liderin e urtë Alija Izetbegoviq, presidentin themelues të Bosnjë e Hercegovinës. Alija, i cili nuk iu nënshtrua kurrë shtypjes, edhe në kohët më të vështira dhe që e vuri dinjitetin dhe lirinë e popullit të tij mbi gjithçka tjetër, ishte një figurë e madhe e luftës dhe mendimit, që la gjurmë në ndërgjegjen jo vetëm të Bosnjës, por edhe të mbarë njerëzimit. Lufta e tij për drejtësi, liri dhe njerëzi do të vazhdojë t'u shërbejë si udhërrëfyes brezave të ardhshëm. I qoftë shpirti i ndritur", shkroi ai në rrjetet sociale.