| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk përgëzon Azerbajxhanin për Ditën e Rivendosjes së Pavarësisë
“Urimet e mia më të sinqerta për Azerbajxhanin mik dhe vëllazëror me rastin e Ditës së Rivendosjes së Pavarësisë, në emër të vendit dhe kombit tim”, tha Erdağan.
Presidenti turk përgëzon Azerbajxhanin për Ditën e Rivendosjes së Pavarësisë
Presidenti turk përgëzon Azerbajxhanin për Ditën e Rivendosjes së Pavarësisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka përgëzuar Azerbajxhanin për Ditën e Rivendosjes së Pavarësisë, duke rikonfirmuar lidhjet e ngushta mes dy vendeve.

“Urimet e mia më të sinqerta për Azerbajxhanin mik dhe vëllazëror me rastin e Ditës së Rivendosjes së Pavarësisë, në emër të vendit dhe kombit tim”, tha Erdoğan në NSosyal.

Ai gjithashtu i përcolli urimet presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, të cilit iu referua si “vëllai” i tij, si dhe popullit azerbajxhanas, duke theksuar solidaritetin mes dy kombeve si në kohë të vështira, ashtu edhe në momente gëzimi.

“Përcjell përshëndetjet e mia për vëllezërit dhe motrat e mia azerbajxhanas, me të cilët kemi qëndruar gjithmonë të bashkuar në dhimbje dhe gëzim”, tha Erdoğan.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë