| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
KQZ-ja miraton fletëvotimet për zgjedhjet në Kosovë
Mbi 1,8 milionë fletëvotime pritet të shtypen për zgjedhjet e planifkuara më 7 qershor 2026.
KQZ-ja miraton fletëvotimet për zgjedhjet në Kosovë
KQZ-ja miraton fletëvotimet për zgjedhjet në Kosovë / AA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës ka miratuar kërkesat dhe procedurat teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të planifikuara për më 7 qershor 2026.

Sipas vendimit të KQZ-së, pritet të shtypen rreth 1.840.000 fletëvotime, ndërsa numri përfundimtar do të përcaktohet në një fazë të mëvonshme të procesit zgjedhor.

Ndërkohë, sipas Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote arrin në 2.092.202.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë