| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, aktakuzë në mungesë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë këtij operacioni të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 të tjerë.
Kosovë, aktakuzë në mungesë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
Kosovë, aktakuzë në mungesë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë / AA

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj tetë personave me inicialet M.K, V.M., D.R., Z.D., C.B.,M.I.,S.S. dhe S.K, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës të pandehurit dyshohen se nga data 24 mars 1999 deri më 31 mars të po atij viti, në qytetin e Gjakovës gjatë një operacioni të gjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë këtij operacioni të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 të tjerë.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse të pandehurit thuhet se janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë