| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kosova synon paraqitje dinjitoze në garat paralimpike ndërkombëtare
Emini tha se Kosova do të jetë pjesëmarrëse me sportistët paralimpik në garat që do të zhvillohen në Astana të Kazakistanit dhe Notwill të Zvicrës.
Kosova synon paraqitje dinjitoze në garat paralimpike ndërkombëtare
Kosova synon paraqitje dinjitoze në garat paralimpike ndërkombëtare / TRT Balkan

Komiteti Paralimpik i Kosovës ka siguruar mbështetje të shtuar financiare për vitin 2026, duke synuar pjesëmarrje më të gjerë dhe më cilësore në garat ndërkombëtare, përfshirë aktivitetet në Astana dhe Nottwill, ku vendi do të përfaqësohet edhe nga sportistë të verbër për herë të pare.

Kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini bëri të ditur se marrëveshja e financimit vjetor me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit synon të fuqizojë pjesëmarrjen e sportistëve në arenën ndërkombëtare dhe të krijojë mundësi reale për zhvillimin e parasportit në vend.

Emini tha se Kosova do të jetë pjesëmarrëse me sportistët paralimpik në garat që do të zhvillohen në Astana të Kazakistanit dhe Notwill të Zvicrës.

“Në Zvicër kemi përfaqësim për herë të parë për të verbër me sportistin Ardian Sopa, si rezultat i një pune të përkushtuar nga federata e të verbërve në identifikimin dhe zhvillimin e talentëve, ndërsa, si komitet po ofrojmë mbështetje të drejtpërdrejtë për këtë përfaqësim”, tha Emini.

Këshilltarja e ministrit të Sportit, Donika Zogu tha se këtë vit i është rritur buxheti Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe kjo rritje është rezultat i një qasjeje të qëndrueshme institucionale ndaj parasportit dhe reflektim i punës së komitetit.

“Ne e kemi shumë të qartë se parasportistët tanë nuk përfaqësojnë vetëm suksese sportive, por edhe vlera të jashtëzakonshme të qëndrueshmërisë dhe fuqizimit të komunitetit, përkushtim, dinjitet njerëzor”, tha ajo.

Ky zhvillim vjen në kuadër të përpjekjeve për ta integruar më fuqishëm Kosovën në skenën ndërkombëtare të parasportit dhe për të rritur mbështetjen ndaj kategorive të sportistëve me aftësi të kufizuara.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kosovë, nis funksionimi i Gjykatës Administrative
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski: Së shpejti do të ketë zgjedhje
Shqipëri, shënohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut
Presidentja e RMV-së: Ballkani Perëndimor ka nevojë për bashkëpunim energjetik dhe diversifikim
Kurti diskuton me Kallas sigurinë rajonale dhe integrimin evropian të Kosovës
Kosova hap mision konsullor në Teksas të ShBA-së
Kurti dhe Plenkovic theksojnë partneritetin strategjik Kosovë–Kroaci
Gashi: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar fort për t'u bashkuar me familjen evropiane
Ministri Hoxha: Në themel të procesit të anëtarësimit në BE qëndron merita
Kurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut
Ministri Hoxha takon ambasadorin turk: Rikonfirmuam partneritetin strategjik Shqipëri-Türkiye
Kryeministri Rama: NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane
Rama: Marrëveshja me ShBA për Vlorën i garanton Shqipërisë furnizim 20-vjeçar me gaz
Kosova do të rindërtojë Xhaminë e Ibrit, monument i shkatërruar gjatë luftës
Nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar Dialogu i Punëve të Brendshme 2026
Konjufca përshëndet nismën e kongresistëve amerikanë për rezolutën që mbështet Kosovën në NATO
Kosovës do t’i kushtojë organizimi i zgjedhjeve të reja mbi 10 milionë euro
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me tubime edhe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut
Protestë për 1 Majin në Kosovë, puntorët e sektorit privat kërkojnë rritje të pagave
Shqipëri, mbi 2,1 milionë pasagjerë fluturuan në tremujorin e parë 2026