| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Inteligjenca franceze ia atribuon Iranit sulmin kibernetik ndaj sistemeve të ftohjes në supermarkete
Sulmi i muajit të kaluar preku qindra dyqane, ndërsa Prokuroria e Parisit kërkon lëshimin e urdhërarresteve ndërkombëtare për të dyshuarit.
Inteligjenca franceze ia atribuon Iranit sulmin kibernetik ndaj sistemeve të ftohjes në supermarkete
Inteligjenca franceze ia atribuon Iranit sulmin kibernetik ndaj sistemeve të ftohjes në supermarkete

Shërbimet franceze të inteligjencës ia kanë atribuuar Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) një sulm kibernetik të kryer në tetor ndaj sistemeve të ftohjes në supermarkete, raportoi të hënën gazeta franceze Le Figaro.

Sipas raportit, sulmi ndodhi gjatë natës mes 11 dhe 12 tetorit, duke i prekur sistemet e ftohjes në disa qindra supermarkete.

Duke cituar një burim të afërt me çështjen, gazeta raportoi se shërbimet franceze të inteligjencës ia kanë atribuuar operacionin njësisë kibernetike të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Prokuroria e Parisit ka nisur një hetim gjyqësor ndaj drejtuesit të grupit iranian Shahid Kaveh, një njësi e specializuar në operacione sulmuese kibernetike, e lidhur me Qendrën Elektronike dhe Kibernetike të IRGC-së.

Hetimi përfshin gjithashtu dy zëvendësdrejtues të grupit dhe persona të tjerë që mund të identifikohen gjatë procesit.

“Prokuroria e Parisit po kërkon lëshimin e urdhërarresteve ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Edhe vende të tjera evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Portugalinë dhe Holandën, kanë përjetuar së fundmi sulme kibernetike që kanë shënjestruar sistemet e ftohjes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë