Bashkëpunëtorët e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i kanë thënë ekipit të liderit të partisë Yashar Gadi Eisenkot se do të pranojnë qeveri uniteti pa partinë e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, raportoi të dielën e përditshmja "Israel Hayom".
Sipas gazetës, bashkëpunëtorët e Netanyahut thanë se Likud-i nuk do të insistojnë në përfshirjen e Otzma Yehudit (Fuqia Hebraike) nëse hapen negociatat për një koalicion të gjerë. Ata u thanë figurave në bllokun e Eisenkotit se Washingtoni po kërkon përjashtimin e Otzma Yehudit.
Megjithatë, Likud-i mohoi të ketë përcjellë mesazhe të tilla. Ligjvënësi i Otzma Yehudit, Tally Gotliv tha se raporti konfirmoi paralajmërimet e partisë së saj për qëllimet e Netanyahut, sipas komenteve të cituara nga gazeta.
"Çfarë ka të re? Ne thamë gjatë fushatës se kryeministri po kërkonte qeveri uniteti me Eisenkotin pa Otzma Yehudin", tha ajo. Oferta e raportuar është në kontrast me premtimin zgjedhor të Netanyahut për të ruajtur aleancën e tij me partnerët e krahut të djathtë, përfshirë Ben-Gvirin dhe ministrin e Financave, Bezalel Smotrich.
Netanyahu ka bërë thirrje për qeveri uniteti ndërsa Eisenkoti kërkon të formojë koalicion që mund t'i japë fund sundimit të tij. Eisenkoti ka thënë se Likud-i mund t'i bashkohet një qeverie që ai drejton vetëm nëse pranon parimet e tij të deklaruara dhe shkëputet nga forcat politike ekstremiste.
Presidenti izraelit Isaac Herzog e ngarkoi zyrtarisht më 8 nëntor Eisenkotin për formimin e qeverisë. Blloku i Eisenkotit mban 48 nga 120 vendet e Parlamentit (Knesset-it), blloku i Netanyahut ka 53 dhe partitë arabe 19, duke mos lënë asnjë kamp në gjendje të qeverisë vetëm.























