| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Ministri turk i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm në takimin trepalësh në Sofje
Güler dhe Bayraktaroglu u pritën pas mbërritjes së tyre në Rezidencën Qeveritare Boyana nga ministri bullgar i Mbrojtjes, Dimitar Stoyanov dhe shefi i Mbrojtjes, admirali Emil Eftimov
Ministri turk i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm në takimin trepalësh në Sofje
Ministri turk i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm në takimin trepalësh në Sofje

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Türkiyes, Yaşar Güler dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Selçuk Bayraktaroglu, kanë marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes dhe shefave të shtabeve të përgjithshme të Türkiyes, Bullgarisë dhe Rumanisë në Sofje. 

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes njoftoi se Güler dhe Bayraktaroglu u pritën pas mbërritjes së tyre në Rezidencën Qeveritare Boyana nga ministri bullgar i Mbrojtjes, Dimitar Stoyanov dhe shefi i Mbrojtjes, admirali Emil Eftimov.

Më vonë, Güler pozoi për një fotografi të përbashkët me Stoyanovin, ministrin rumun të Mbrojtjes, Stefan-Radu Oprea, Bayraktaroglun, Eftimovin dhe shefin e Mbrojtjes së Rumanisë, gjeneralin Gheorghita Vlad.

Pas fotografisë, ministrat e mbrojtjes dhe shefat e shtabeve të përgjithshme të të tri vendeve vijuan me takimin.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë