| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dhe Nigeri diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale
Gjatë bisedës telefonike, Recep Tayyip Erdoğan, rikonfirmoi mbështetjen e Türkiyes për integritetin territorial dhe sigurinë e Nigerit, si dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Türkiye dhe Nigeri diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale
Türkiye dhe Nigeri diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale / َAA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologu i tij nga Nigeri, Abdourahamane Tchiani, zhvilluan të hënën një bisedë telefonike, gjatë së cilës i diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes.

Sipas një deklarate të publikuar në platformën NSosyal, Erdoğan theksoi se përpjekjet dhe hapat për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme do të vazhdojnë.

Ai e rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e plotë të Türkiyes për integritetin territorial dhe sigurinë e Nigerit, duke shprehur gatishmërinë e Ankarasë për ta ofruar gjithë ndihmën e mundshme në krijimin dhe forcimin e proceseve të dialogut rajonal.

Erdoğan i shprehu gjithashtu ngushëllimet presidentit Tchiani dhe popullit të Nigerit për ndarjen nga jeta të babait të presidentit javën e kaluar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë