Kombet e Bashkuara thanë të hënën se paqeruajtësit e tyre në Liban nuk kanë regjistruar asnjë trajektore raketash apo interceptime që nga e diela, duke mirëpritur një “ulje të armiqësive” pas disa ditësh përshkallëzimi të fortë që nga marsi.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha para gazetarëve se e diela ishte dita e parë që nga rifillimi i armiqësive më 2 mars kur paqeruajtësit e Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL) nuk kanë vërejtur asnjë trajektore dhe as nuk kanë parë interceptime.
“UNIFIL-i thotë se kjo mungesë aktivitetesh ka vazhduar edhe gjatë kësaj mëngjesi. Ne e mirëpresim këtë ulje të armiqësive dhe shpresojmë shumë që ky trend të vazhdojë për hir të njerëzve në terren”, tha ai.
Zhvillimi vjen pas një përshkallëzimi të fortë të premten dhe të shtunën, pavarësisht nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi midis ShBA-së dhe Iranit, i cili synon përfundimin e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.


















