Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot se vizibiliteti ndërkombëtar i Ankarasë do të rritet ndjeshëm me samitet e ardhshme të NATO-s dhe shteteve turke, duke e pozicionuar kryeqytetin si një qendër diplomatike globale.
Duke folur në takimin e Bordit Qendror Vendimarrës dhe Ekzekutivit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Qendrën e kongreseve të partisë në Ankara, Erdoğan tha se samitet do të forconin rolin e Ankarasë në skenën ndërkombëtare.
TË REKOMANDUARA
"(Me samitet e NATO-s dhe Organizatës së Shteteve Turke) vizibiliteti ndërkombëtar i Ankarasë do të rritet si kurrë më parë dhe kryeqyteti ynë do të bëjë emër për vete si një qendër e diplomacisë globale", tha ai.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë


















