Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi sot se ka interceptuar dhe shkatërruar pesë dronë në rajonet e Riadit dhe Medinës.
Zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki tha në një deklaratë të shkurtër në platformën amerikane të mediave sociale X se katër dronë ishin interceptuar dhe shkatërruar në rajonet e Riadit dhe Medinës, pa dhënë detaje të tjera për origjinën apo objektivat e tyre të mundshëm.
Më herët, Al-Maliki njoftoi se një dron ishte interceptuar dhe shkatërruar në rajonin e Riadit. Njoftimi erdhi një ditë pas një sulmi në aeroportin ndërkombëtar "Mbreti Fahd" në Dammam, në lindje të Arabisë Saudite, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën tetë të tjerë, sipas autoritetit të aviacionit civil të vendit.
Ministria saudite e Energjisë njoftoi të mërkurën se dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga mbetjet që ranë në tokë, pasi sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan një dron që synonte një objekt të kompanisë "Aramco" në vendburimin e naftës Shaybah, në Provincën Lindore.
Incidentet ndodhën në mes të përshkallëzimit të armiqësive mes grupit Huthi në Jemen dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, përfshirë sulmet ndaj aeroporteve dhe objekteve energjetike saudite.





















