| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk dhe kryeministri bullgar diskutojnë çështjet rajonale dhe globale
Erdoğan theksoi vendosmërinë e Ankarasë për të forcuar lidhjet dypalëshe me Sofjen dhe për të ndërmarrë hapa konkret për rritjen e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e tregtisë.
Presidenti turk dhe kryeministri bullgar diskutojnë çështjet rajonale dhe globale
Presidenti turk dhe kryeministri bullgar diskutojnë çështjet rajonale dhe globale

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka diskutuar lidhjet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale me kryeministrin e Bullgarisë, Rumen Radev, gjatë një bisede telefonike.

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi se Erdoğan e theksoi vendosmërinë e Ankarasë për t’i forcuar lidhjet dypalëshe me Sofjen dhe për të ndërmarrë hapa konkret për rritjen e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e tregtisë.

Presidenti turk theksoi gjithashtu përpjekjet e Türkiyes për të garantuar lundrimin e sigurt në Detin e Zi, përmes kontakteve të vazhdueshme si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën.

Erdoğani shprehu keqardhje për sulmin me dron në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Bullgarisë dhe përcolli ngushëllimet dhe urimet e tij më të mira.

Ai gjithashtu e ftoi Radevin në Samitin e Liderëve të COP31, i cili është planifikuar të mbahet më 11 dhe 12 nëntor në Antalya.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë