Në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, sot u mbajt Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Në fund të samitit, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj foli në një konferencë të përbashkët për media së bashku me Presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, the ministren e Jashtme të Rumanisë, Oana Toiu.
Begaj theksoi se bashkëpunimi rajonal në Evropën Juglindore duhet të sjellë rezultate konkrete, duke thënë se është arritur progres në lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.
Ai tha se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet objektivi kryesor i vendeve të rajonit.
Megjithatë, ai shtoi se ky proces duhet të ecë përpara me hapa të vendosur dhe gradualë.
Në kuadër të samitit, Begaj ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin bullgar Rumen Radev.























