Holanda e përshkroi sot si "të panevojshëm", vendimin e Izraelit për të revokuar statusin e diplomatëve holandezë në Ramallah ndërsa shprehu "keqardhje të thellë" për këtë veprim, njoftoi transmetuesi publik NOS.
Ministri i Jashtëm holandez Tom Berendsen tha se qeveria po shqyrton përgjigjen e saj pasi ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar njoftoi se diplomatët holandezë me bazë në Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë shtatë ditë për t'u larguar.
Sa'ar argumentoi se vendimi është marrë në përgjigje të masave të miratuara nga Holanda kundër Izraelit.
Qeveria holandeze vendosi një ndalim javën e kaluar për importet e mallrave me origjinë nga vendbanimet ilegale izraelite në territoret e pushtuara palestineze.
Berendsen tha se masa "nuk ishte drejtuar kundër Izraelit" dhe se Holanda ka "një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar që të mos kontribuojë në një situatë të paligjshme: vendbanimet ilegale".
"Ne jemi duke shqyrtuar situatën me diplomatët tanë natyrisht që janë prioritet kyç tani", tha Berendsen.
Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në territoret e pushtuara ka qenë në rritje prej vitesh.

























