| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Irani: Një cisternë nafte mori flakë pasi u godit nga 2 mina në Ngushticën e Hormuzit
Garda Revolucionare e Iranit: Anija “u ndal plotësisht pasi u godit nga dy mina detare".
Irani: Një cisternë nafte mori flakë pasi u godit nga 2 mina në Ngushticën e Hormuzit
Irani: Një cisternë nafte mori flakë pasi u godit nga 2 mina në Ngushticën e Hormuzit/ AA

Një cisternë nafte mori flakë pasi u godit dy mina detare teksa po përpiqej të ndiqte një rrugë “të paligjshme” përmes Ngushticës së Hormuzit, njoftoi të hënën Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC).

Anija “u ndal plotësisht pasi u godit nga dy mina detare”, tha IRGC-ja në një deklaratë të transmetuar nga transmetuesi shtetëror IRIB.

IRGC-ja nuk dha detaje për viktimat apo përmasat e dëmeve.

Ajo u bëri thirrje anijeve që kalojnë nëpër këtë rrugë ujore strategjike që të respektojnë procedurat e njoftuara nga Teherani për kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit.

Deklarata u bë pasi IRGC-ja njoftoi më herët se kishte rrëzuar një dron amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar rrëzimin e tij në ujërat e Gjirit.

Të dielën, forcat amerikane goditën dy lëshues iranianë në ishullin Larak, duke shënuar sulmet e para amerikane në territorin iranian që nga fundi i korrikut, tha një zyrtar amerikan për Axios.