| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk Erdoğan udhëtoi për në Kirgistan në prag të samitit të OShB-së
Presidenti Erdoğan u përcoll në Aeroportin e Ankarasë nga Zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz dhe zyrtarë të tjerë.
Presidenti turk Erdoğan udhëtoi për në Kirgistan në prag të samitit të OShB-së
Presidenti turk Erdoğan udhëtoi për në Kirgistan në prag të samitit të OShB-së

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, udhëtoi të hënën për në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Shanghait për Bashkëpunim.

Avioni special me të cilin presidenti Erdoğan, bashkëshortja e tij Emine Erdoğan dhe delegacioni udhëtuan nga Ankaraja u ngrit nga aeroporti i Ankarasë.

Erdoğanin nga aeroporti i Ankarasë e përcollën zëvendëspresidenti i Republikës Cevdet Yılmaz, sekretari i përgjithshëm i Presidencës Hakki Susmaz, guvernatori i Ankarasë Yakup Canbolat dhe zyrtarë të tjerë. 

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë