Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar me zëvendëskryeministrin e tretë të Kosovës për çështje të pakicave dhe bashkëpunim Fikrim Damka, të shoqëruar edhe nga deputetët e komunitetit turk në Kuvend, Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi.
Siç njofton Zyra e Presidentes, zv/kryeministri Damka e uroi presidenten Shiroka-Pula për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të saj në krye të shtetit.
Presidentja Shiroka-Pula i uroi, ndërkaq, për 103- vjetorin e Republikës së Türkiyes, duke ritheksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në institucionet e Republikës së Kosovës.
Presidentja Shiroka-Pula e vlerësoi rëndësinë e kontributit të të gjitha komuniteteve në zhvillimin e vendit dhe theksoi përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për forcimin e barazisë, përfshirjes dhe bashkëjetesës në Kosovë.




















