| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Presidenti turk takohet me ministrin saudit të energjisë në konferencën për klimën COP31 në Antalya
Gjatë takimit, ministri turk i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, nënshkroi një marrëveshje mes Türkiyes dhe Arabisë Saudite.
Presidenti turk takohet me ministrin saudit të energjisë në konferencën për klimën COP31 në Antalya
Presidenti turk takohet me ministrin saudit të energjisë në konferencën për klimën COP31 në Antalya/ AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, të martën u takua me ministrin saudit të Energjisë, princin Abdulaziz bin Salman Al Saud, në margjinat e konferencës së OKB-së për klimën COP31 në Antalya të Türkiyes.

Gjatë takimit, ministri turk i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, nënshkroi një marrëveshje mes Türkiyes dhe Arabisë Saudite.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, shefi i kabinetit presidencial, Hasan Dogan, si dhe kreu i Drejtorisë së Komunikimeve, Burhanettin Duran.

Gjithashtu, të pranishëm ishin këshilltari kryesor presidencial për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Cagatay Kilic, si dhe zëvendëskryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Celik.