Amed Sportif Faaliyetler, që u ngjit në Superligën turke këtë sezon, ka arritur marrëveshje me trajnerin shqiptar Besnik Hasi për postin e trajnerit.
Duke folur në konferencën për media të mbajtur në kompleksin sportiv "Sehmus Özer", presidenti i klubit Amed Sportif Faaliyetler, Nahit Eren tha se kanë arritur marrëveshje dyvjeçare me Besnik Hasin, me të cilin kanë qenë në bisedime prej kohësh.
"Trajneri ynë është i përshtatshëm me filozofinë tonë të lojës, me pritjet e tifozëve tanë dhe është një trajner me përvojë të mëparshme në këtë drejtim. Në këtë kuptim mund të themi se jemi përputhur me trajnerin tonë", tha Eren.
Edhe Besnik Hasi shprehu krenarinë që është bërë pjesë e Amedsporit.
"E dija se në një moment të karrierës sime do të punoja në Turqi. Besoj se në karrierën time ndodhem në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Këtu e finalizuam këtë proces. Shpresoj të jemi pjesë e një gare të mirë në ligë. Shpresoj që së bashku me ekipin tim dhe futbollistët të kalojmë një sezon të mirë. Duke u bazuar edhe në përshtypjen që kam krijuar, më kanë pëlqyer shumë tifozët e Amedsporit. Edhe unë, ashtu si ata, jam njeri që e pëlqen intensitetin dhe pasionin. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'u ofruar atyre lojën ofensive që dëshirojnë", u shpreh trajneri shqiptar.






















