| Albanian
SPORT
2 minuta leximi
I dërguari amerikan propozon zëvendësimin e Iranit me Italinë në Kupën e Botës 2026
Një i dërguar i lartë, Paolo Zampolli, e justifikon propozimin me faktin se Italia ka katër tituj të Kupës së Botës, pavarësisht se humbi në kualifikimet përballë Bosnjë dhe Hercegovinës.
I dërguari amerikan propozon zëvendësimin e Iranit me Italinë në Kupën e Botës 2026
I dërguari amerikan propozon zëvendësimin e Iranit me Italinë në Kupën e Botës 2026 / Reuters

Një i dërguar i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka propozuar që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e ardhshme të Botës, FIFA, sipas një raporti.

Propozimi shihet si pjesë e një përpjekjeje për të riparuar marrëdhëniet e tensionuara mes Trumpit dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, pas një përplasjeje të fundit lidhur me kritikat e presidentit ndaj Papa Leon XIV për luftën me Iranin, raportoi Financial Times të mërkurën, duke cituar burime të njohura me çështjen.

“Konfirmoj se i kam sugjeruar Trumpit dhe (presidentit të FIFA-s Gianni) Infantino që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës. Jam me origjinë italiane dhe do të ishte një ëndërr të shihja ‘Azzurrët’ (kombëtaren italiane) në një turne të organizuar në ShBA. Me katër tituj, ata kanë historinë që justifikon përfshirjen”, tha i dërguari special amerikan Paolo Zampolli për FT.

Ndërkohë, Irani është plotësisht i përgatitur për pjesëmarrjen e ekipit të tij kombëtar në Kupën e Botës FIFA 2026 në Shtetet e Bashkuara, tha të mërkurën zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani.

Duke folur për transmetuesin shtetëror IRIB, Mohajerani tha se Ministria e Rinisë dhe Sporteve ka siguruar të gjitha përgatitjet e nevojshme për pjesëmarrjen efektive të ekipit në turne.

“Irani po vjen”

Edhe pse FIFA nuk ka komentuar mbi përpjekjen e raportuar të lobimit, Infantino tha javën e kaluar se ekipi iranian pritet të marrë pjesë.

“Ekipi iranian po vjen, pa dyshim”, tha ai në një konferencë në Uashington, DC.

Më herët, Meksika konfirmoi se FIFA ka refuzuar të riplanifikojë ndeshjet e Iranit në vendin fqinj jugor të ShBA-së.

Irani kishte kërkuar zhvendosjen e ndeshjeve në Meksikë në sfondin e luftës ShBA-Izrael.

Irani është planifikuar të luajë të gjitha ndeshjet e Grupit G, përfshirë ndaj Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re, në ShBA.

Sipas kalendarit të ekipit në faqen e FIFA-s, Irani do të përballet me Zelandën e Re më 15 qershor në stadiumin e Los Anxhelosit, me Belgjikën më 21 qershor në të njëjtin stadium, dhe me Egjiptin më 26 qershor në stadiumin e Siatllit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Lojtarët e kombëtares U-21 të Bosnjës refuzojnë të shtrëngojnë duart me ekipin e Izraelit
Bosnjë e Hercegovina mposht Italinë dhe kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026
Türkiye mposht Kosovën, kualifikohet në Kupën e Botës 2026
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi priti në takim homologun turk Ibrahim Ethem Hacıosmanoğlu
Türkiye dhe Kosova do të luajnë për herë të katërt
Hadërgjonaj: Nëse kapaciteti i stadiumit do të ishte 100 mijë, biletat do të ishin shitur të gjitha
Nesër finalet e raundit të “play-off”-it të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2026
Kurti: Kualifikimi i Kosovës në Kupën e Botës, hap i jashtëzakonshëm për shtetin
Kosova kujton gjestin e Türkiyes dikur para ndeshjes për Kupën e Botës
Botërori 2026 / Polonia përmbys Shqipërinë, shuhet ëndrra e kuqezinjve
Kosova triumfon ndaj Sllovakisë me spektakël golash, kalon në finalen e play-off-it
Katër kombëtare ballkanike në kërkim të historisë drejt Botërorit 2026
Kualifikimet për Botërorin 2026: Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Türkiye ose Rumani
Kosovë, nis projekti për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë
Formula 1 anulon garat e prillit në Bahrein dhe Arabinë Saudite, shkak lufta ShBA-Izrael me Iranin
Shkëndija dhe Drita e mbyllin garën historike në UEFA Ligën e Konferencës
Shkëndija para sfidës me Samsunsporin: Do të japim maksimumin ndaj një rivali të fortë
Drita mposhtet 3 me 2 nga Celje në stadiumin “Fadil Vokrri”
Shkëndija humbet 0-1 ndaj Samsunsporit në play-offin e Ligës së UEFA-s
Trajneri i Shkëndijës: Do ta japim maksimumin përballë Samsunsporit