| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Nesër finalet e raundit të “play-off”-it të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2026
Kombëtarja e Türkiyes do të jetë mysafire e Kosovës në orën 20:45.
Nesër finalet e raundit të “play-off”-it të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2026
Nesër finalet e raundit të “play-off”-it të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2026 / AA
10 orë më parë

Ndeshjet finale të raundit të “play-off”-it të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2026 do të zhvillohen nesër.

Katër ekipet e fundit nga kontinenti evropian që do të marrin pjesë në Kupën e Botës do të caktohen përmes katër ndeshjeve finale të “play-off”-it.

Përfaqësuesja e Türkiyes, e cila në gjysmëfinale mposhti Rumaninë me rezultat 1-0, në finalen e “play-off”-it do të përballet si mysafire me Kosovën që e mposhti Sllovakinë me rezultat 3-4, në orën 20:45.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Meksika dhe Kanadaja do të jenë mikpritëset e Kupës së Botës 2026, e cila do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Programi i ndeshjeve finale të raundit të “play-off”-it, që do të fillojnë të gjitha në orën 20:45, është si në vijim:

Kosovë - Türkiye

Bosnjë e Hercegovinë - Itali

Suedi - Poloni

Çeki - Danimarkë

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë