Çfarë janë Kaylula, Siesta dhe Riposo dhe cilët popuj e praktikojnë?
KULTURË
2 minuta leximi
Çfarë janë Kaylula, Siesta dhe Riposo dhe cilët popuj e praktikojnë?Pushimi i shkurtër pasdreke nuk është thjesht një zgjedhje individuale, por pjesë e traditës së përditshme në shumë vende të botës, si kundërpërgjigje ndaj temperaturave të nxehta.
Çfarë janë Kaylula, Siesta dhe Riposo dhe cilët popuj e praktikojnë? / TRT Balkan AL

Në shumë kultura të botës, pushimi i shkurtër pasdreke nuk është thjesht një zgjedhje personale, por një zakon i rrënjosur thellë në traditat e përditshme. Qoftë nën emrin kaylula, siesta apo riposo, kjo praktikë dëshmon për mënyrën se si shoqëritë kanë ditur të përshtaten me klimën, ritmet biologjike dhe stilin e jetesës, duke i dhënë trupit dhe mendjes kohën e duhur për t’u rigjeneruar.

Kaylula – traditë islame

Kaylula, ose siç quhet në formën klasike “qaylulah”, është një zakon tradicional islam që nënkupton një gjumë të shkurtër pasdreke, zakonisht prej 20-30 minutash. Ky pushim i vogël praktikohet më së shumti gjatë ditëve të nxehta, kur dielli arrin kulmin dhe puna bëhet më e lodhshme. Kaylula është e përhapur në vendet e Lindjes së Mesme, por gjithashtu e pranishme në komunitetet myslimane anembanë botës, ku shpeshherë mbështetet edhe në traditën profetike (Sunet), duke u konsideruar një veprim me dobi fetare dhe shëndetësore.

Siesta – zakoni hispanik

Ky zakon nuk është unik për kulturat arabe. Një ndër termat më të njohur ndërkombëtarisht është siesta, që rrjedh nga latinishtja sexta hora, që do të thotë “ora e gjashtë e ditës” – afërsisht mesdita sipas llogaritjes romake të kohës. Siesta është e famshme në Spanjë, ku shumë dyqane, zyra të vogla dhe biznese tradicionale mbyllen përkohësisht, rreth fashës orare 14:00-17:00, për t’i dhënë vend pushimit. Ky zakon është i përhapur gjithashtu në shumë vende të Amerikës Latine, si Meksika, Argjentina apo Kolumbia, ku ndikimi spanjoll i epokës koloniale vazhdon të jetë i dukshëm në stilin e jetës.

Riposo – zakoni mesdhetar

Në brigjet e tjera të Mesdheut, ky koncept njihet si “riposo pomeridiano”, që në italisht do të thotë “pushimi i pasdrekës”. Edhe italianët, bashkë me fqinjët grekë dhe banorët e Malit të Zi, ndjekin këtë zakon të hershëm, duke reduktuar ritmin e ditës gjatë orëve më të nxehta. Shumë dyqane në qytete të vogla italiane apo greke mbyllen pasdreke për disa orë, për t’u rihapur më vonë në mbrëmje kur temperaturat bien dhe rrugët mbushen sërish me jetë.

Kaylula, siesta apo riposo shkojnë përtej traditës dhe zakonit kulturor. Kjo pasi studime të shumta shkencore kanë treguar se një pushim i shkurtër pasdreke ndihmon në përballimin e ditëve të nxehta, ul nivelin e stresit, përmirëson funksionin kognitiv, dhe rrit produktivitetin në orët e mbetura të ditës.

BURIMI:TRT Balkan
Eksploro
Aktivistët apelojnë për bojkotin e "Spider-Man" për shkak të qëndrimit pro-Izrael të producentit
Kosovë, filloi "Festivali i 25-të i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest"
Në minierën Karowe të Botsvanës zbulohet diamant i rrallë me peshë 1.305 karatë
Türkiye hap aplikimet për konkursin e filmave të shkurtër të krijuar me inteligjencë artificiale
Kujdestari i kulturës yörük në Malet Taurus: “Si mund ta braktisë dikush shtëpinë e të parëve?”
Turkish Airlines u ndan çmime fituesve të konkursit ndërshkollor të pikturës në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni e Veriut, Shkollat Maarif organizuan Lojërat Tradicionale Sportive të Evropës dhe Ballkanit
Varre historike nga epoka e Mbretërisë së Re të Egjiptit hapen për vizitorët në Luxor
Shkup, organizohet aktivitet për 19 Majin, Ditën e Përkujtimit të Ataturkut, Rinisë dhe Sportit
Filmi bashkëprodhim i TRT-së “Aroma e së Kaluarës” po numëron ditët për premierë
Filmi "Aroma e së Kaluarës", me histori dashurie nga Maqedonia e Veriut, do të shfaqet në Türkiye
Shqipëri: Qyteti i Delvinës shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Si sulmet amerikano-izraelite po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të Iranit
Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra myslimanë luten në Qabe nën shi
Xhamia nga periudha andaluziane mbetet simbol kulturor në Spanjën rurale
Qindra regjisorë mbështesin drejtoren e Festivalit të Berlinit pas debatit për flamurin palestinez
Vullnetarët e Gazës shpëtojnë dorëshkrime të rralla nga Xhamia e Madhe Omari
Mahyat, identitet i Istanbulit në Ramazan
Mveti, instrumenti i lashtë nga Afrika Qendrore që kombinon mitologjinë dhe muzikën
Shkodër, mbahet aktivitet për prezantimin e arteve tradicionale turke