Türkiye dhe Kanadaja nënshkruan tri marrëveshje për industrinë e mbrojtjes, transportin ajror dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë, në prani të presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit Mark Carney.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në kompleksin presidencial në Ankara, pas bisedimeve dypalëshe dhe atyre në nivel delegacionesh mes dy liderëve.
Memorandumi i mirëkuptimit për partneritetet në industrinë e mbrojtjes u nënshkrua nga Haluk Gorgun, kreu i Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes të Türkiyes dhe ministrja e Jashtme e Kanadasë, Anita Anand.
Marrëveshja për transportin ajror u nënshkrua nga ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu dhe ministrja Anand.
Ndërkohë, deklarata e përbashkët për bashkëpunimin në fushën e energjisë u nënshkrua nga ministri turk i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar dhe ministri kanadez i Energjisë, Tim Hodgson.




























