| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Vazhdon me tensione protesta e thirrur nga studentët në Shqipëri, i bashkohen edhe pedagogët
Në ditën e 8-të protestës iu bashkuan edhe pedagogë, ndërkohë edhe sot janë shënuar edhe tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Vazhdon me tensione protesta e thirrur nga studentët në Shqipëri, i bashkohen edhe pedagogët
Vazhdon me tensione protesta e thirrur nga studentët në Shqipëri, i bashkohen edhe pedagogët

Në Shqipëri vazhdon protesta e thirrur nga studentët dhe e mbështetur nga nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë, ndërkohë që edhe sot janë shënuar tensione.

Në ditën e 8-të protestës iu bashkuan edhe pedagogë nga fakultete të ndryshme, kryesisht në Tiranë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në orët e paradites në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe në Sheshin "Nënë Tereza", për të vijuar më pas para selisë së Kryeministrisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", e pakarakterizuar në këtë itinerar nga tensionet.

Më pas protestuesit marshuan drejt bulevardit dhe protestuan sërish para selisë së Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që disa nga protestuesit qëlluan me gurë godinën e ministrisë dhe lëshuan fishekzjarrë ndaj policisë, si dhe u shënuan incidente me dëmtim të pronës publike. Gjatë protestës tek ministria, policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Ndërkohë, më pas tensionet dhe përplasjet mes policisë vazhduan edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin "Skënderbeu" në orët e pasdites dhe mbrëmjes, ndërsa është raportuar se policia ka përdorur ndaj protestuesve edhe plumba gome dhe bomba tymuese.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjet për dialog, duke nxjerrë disa karrige bosh jashtë ambienteve të Kryeministrisë.

Në Shqipëri në ditët e fundit janë mbajtur protesta të thirrura nga studentët dhe të mbështetura nga nxënës të shkollave të mesme dhe nga qytetarët, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, akteve të dhunës dhe dëmtim të pronës publike dhe institucioneve.

Protestuesit kanë pretenduar se shqetësimet e ngritura lidhen me nevojat e studentëve, të cilat sipas tyre nuk janë adresuar në vitet e fundit, ndërkohë kërkesat e tyre janë zgjeruar dhe në çështje të tjera.

Disa nga problematikat me të cilat studentët kanë pretenduar se protestat lidhen me kushtet në arsim, investimet e pamjaftueshme, kostot e larta të qirave dhe mungesën e konvikteve.

Studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë