| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, anija turke "TCG Anadolu" merr pjesë në stërvitjen "Neptune Strike 2026"
Gjatë demonstrimeve ishte edhe Ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, si dhe zyrtarë të tjerë turq dhe shqiptarë, të cilët vizituan anijen "TCG Anadolu".
Shqipëri, anija turke "TCG Anadolu" merr pjesë në stërvitjen "Neptune Strike 2026"
Shqipëri, anija turke "TCG Anadolu" merr pjesë në stërvitjen "Neptune Strike 2026"./ AA

Anija Sulmuese Amfibe Shumëqëllimore e Türkiyes "TCG Anadolu" ka marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s "Neptune Strike 2026" në Shqipëri, si pjesë e fazës së katërt dhe të fundit të stërvitjes.

Gjatë stërvitjes në Bazën Detare Pashaliman në Qarkun e Vlorës u realizuan demonstrime nga anija turke dhe mjete të tjera ushtarake pjesëmarrëse ne stërvitje.

Pjesë u bënë edhe demonstrime nga helikopterë dhe dronët turq "Bayraktar TB3".

Gjatë ditës së vëzhguesve të shquar i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, si dhe zyrtarë të tjerë turq dhe shqiptarë, të cilët vizituan anijen "TCG Anadolu".

Drejtuar nga Forcat Detare Sulmuese dhe Mbështetëse të NATO-s (STRIKFORNATO), "Neptune Strike 26-4" integron kapacitetet sulmuese detare të Aleancës me forcat ajrore, tokësore dhe amfibe, thuhet në një njoftim nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Sipas njoftimit, kjo fazë e stërvitjes bashkon 17 vende aleate, më shumë se 20 anije detare dhe 40 avionë për rreth 52 aktivitete të koordinuara. Ky cikël i "Neptune Strike" shtrihet nga rajoni i Mesdheut deri në atë të Detit Baltik, me operacione që përfshijnë të tria Zonat e Operacioneve të Përbashkëta të NATO-s.