| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Maqedonia e Veriut vazhdon gjendjen e krizës për naftën edhe për gjashtë muaj
Vendimi u miratua në kuadër të seancës së 126-të plenare, me çka gjendja e krizës vazhdohet deri më 20 prill 2027.
Maqedonia e Veriut vazhdon gjendjen e krizës për naftën edhe për gjashtë muaj
Maqedonia e Veriut vazhdon gjendjen e krizës për naftën edhe për gjashtë muaj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj, për shkak të mundësisë së çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës, transmeton Anadolu.

Vendimi u miratua në kuadër të seancës së 126-të plenare, me çka gjendja e krizës vazhdohet deri më 20 prill 2027. Në kuadër të seancës, deputetët miratuan edhe Ligjin për Revizionin Shtetëror, si dhe vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në misionin ndërkombëtar “Althea” në Bosnjë e Hercegovinë.

Në Maqedoninë e Veriut, gjendja e krizës për shkak të rrezikut në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës u shpall për herë të parë më 22 mars 2026, me vendim të Qeverisë, në kontekstin e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rrezikut për furnizimin me energji.

Vendimi parashikonte një gjendje krize prej 30 ditësh, për të mundësuar zbatimin e masave për përballimin e situatës, përfshirë uljen e TVSh-së për karburantet nga 18 për qind në 10 për qind dhe lirimin e rezervave shtetërore të karburantit.

Më pas, Kuvendi e vazhdoi gjendjen e krizës deri më 20 korrik 2026, pastaj deri më 20 tetor 2026.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë