| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Aksidentohet autobusi i shkollës në Kroaci, tre të plagosur
Autobusi që transportonte nxënës në linjën Mushkovci-Obrovac përfundoi jashtë rrugës, ndërsa policia po heton rastin.
Aksidentohet autobusi i shkollës në Kroaci, tre të plagosur
Aksidentohet autobusi i shkollës në Kroaci, tre të plagosur / AP

Të paktën tre persona u plagosën pasi një autobus shkolle u aksidentua sot në Kroaci, ndërsa pasagjerët e tjerë, kryesisht nxënës, morën lëndime të lehta dhe ishin në gjendje shoku, njoftoi policia e Zadarit.

Aksidenti u raportua në orën 7:58 të mëngjesit dhe policia konfirmoi se autobusi kishte dalë nga rruga dhe se të gjitha shërbimet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje.

Autobusi po udhëtonte në linjën Mushkovci-Obrovac dhe po transportonte nxënës për në Obrovac.

Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa pasagjerët e tjerë kanë marrë ndihmën mjekësore në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit, policia po kryen hetime për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.




BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë