| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Hoxha: Shqipëria e vendosur t'i mbështetesë përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme
Ministri Hoxha ka pritur sot në Tiranë komandantin e Forcës Ndërkombëtare për Stabilizimin e Gazës, Gjeneral Major Jasper Jeffers, ndërsa në një reagim në rrjetet sociale kryediplomati shqiptar e ka konsideruar takimin si të dobishëm.
Hoxha: Shqipëria e vendosur t'i mbështetesë përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme
Hoxha: Shqipëria e vendosur t'i mbështetesë përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme/ AA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se Shqipëria është e vendosur ta luajë rolin e saj përkrah ShBA-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në mbështetjen e përpjekjeve për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Hoxha ka pritur sot në Tiranë komandantin e Forcës Ndërkombëtare për Stabilizimin e Gazës, Gjeneral Major Jasper Jeffers, ndërsa në një reagim në rrjetet sociale kryediplomati shqiptar e ka konsideruar takimin si të dobishëm.

"Diskutuam rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare për Stabilizimin, e cila përkthehet në një kontribut të prekshëm në terren, një nga komponentët kryesorë të politikës sonë të jashtme: avancimin e paqes dhe sigurisë dhe gatishmërinë për të kontribuar aty ku përpjekjet ndërkombëtare mund të bëjnë një ndryshim", është shprehur Hoxha.

Hoxha ka shtuar se si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj përkrah ShBA-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë "në mbështetjen e përpjekjeve për të krijuar kushtet për siguri, stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme".

"Pjesëmarrja jonë në ISF (International Stabilization Force) pasqyron gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar konkretisht në një iniciativë që synon ruajtjen e sigurisë dhe dinjitetit të popullit të Gazës, lehtësimin e ndihmës humanitare dhe rindërtimin, dhe ndihmën në krijimin e kushteve për një horizont politik të besueshëm dhe të qëndrueshëm dhe një jetë më të mirë për të gjithë", tha ai.

Duke theksuar se Shqipëria ka demonstruar vazhdimisht angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, përmes NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe misioneve të tjera ndërkombëtare, ai shtoi se "Kontributi ynë në ISF është një vazhdim i natyrshëm i këtij angazhimi dhe i besimit tonë se vendet, pavarësisht nga madhësia e tyre, mund të japin kontribute domethënëse në adresimin e sfidave të kohës sonë".

Kryediplomati Hoxha ka theksuar se janë të gatshëm të bëjnë pjesën e tyre, sipas tij së bashku me aleatët dhe partnerët, "për paqen, sigurinë dhe një të ardhme më të mirë për njerëzit e rajonit".

Kujtojmë se disa javë më parë, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, deklarori se Shqipëria do të ketë një përfaqësi në Gaza duke filluar me katër oficerë shtabi, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.



Eksploro
BeH-ja do t’i reduktojë komunikimet me Serbinë pas glorifikimit të Mlladiqit
Konjufca dënon nderimet për Mlladiqin: Akt i turpshëm moral dhe politik
Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë
Nënshkruhet marrëveshja për angazhimin e ushtarëve të Kosovës në Gaza
BE-ja dënon glorifikimin e kriminelit të luftës "Kasapin e Bosnjës", Ratko Mlladiq
Shkon në 8 numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Kosova planifikon të ngrejë aktakuzë pas verifikimit të eshtrave të gjetura në Zubin Potok
Në Shqipëri 11 vatra aktive zjarri, situatë problematike në Dajt
Rama viziton Himarën e prekur nga zjarri: “Ç’nuk na vret na bën më t’fortë”
Kryeparlamentari i RMV-së, Afrim Gashi mirëpriti ministren turke të Familjes dhe Shërbimeve Sociale
Gratë sipërmarrëse të Ballkanit mblidhen në Shkup, merr pjesë ministrja turke
Kroacia miraton blerjen e 18 sistemeve raketore Chunmoo nga Koreja e Jugut
Maqedonia e Veriut dhe Türkiye nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e shërbimeve sociale
Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive
Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
Shqipëria vijon operacionet kundër zjarreve në disa zona
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet më 9 shtator
Mucunski viziton Ukrainën, rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial
Kroaci: Dhjetë raste me virusin e Nilit Perëndimor