| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Irani: “Nuk do të lejojmë ShBA-në të ndërhyjë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit”
Ushtria iraniane gjithashtu paralajmëroi vendet e rajonit kundër bashkëpunimit me ushtrinë amerikane.
Irani: “Nuk do të lejojmë ShBA-në të ndërhyjë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit”
Irani: “Nuk do të lejojmë ShBA-në të ndërhyjë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit”. / AA

Ushtria iraniane ka deklaruar se “nuk lejon dhe nuk do të lejojë” që ShBA-ja të “ndërhyjë” në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit.

“Veprimet e përsëritura aventureske të Uashingtonit për të ndërhyrë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit kanë rrezikuar seriozisht sigurinë e rajonit”, thuhet në një deklaratë të Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, të transmetuar nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB.

Teherani u zotua se “do të përballet ashpër me çdo përpjekje për të penguar dhe rrezikuar sigurinë e kalimit të anijeve tregtare dhe cisternave nga ushtria agresive dhe bandite amerikane, jashtë rrugës së përcaktuar nga Irani dhe pa lejen e forcave të armatosura”.

Ushtria iraniane gjithashtu paralajmëroi vendet e rajonit kundër bashkëpunimit me ushtrinë amerikane.

Paralajmërimi erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump tha më herët se Uashingtoni ka shumë gjasa të marrë kontrollin e operacioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe se priste që vendet e tjera t’i paguanin ShBA-së për mbrojtjen e kësaj rruge strategjike detare.

“Ne do ta mbrojmë atë. Do të paguhemi për mbrojtjen e saj, shumë para”, tha Trump për televizionin Fox News.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë