| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski: Së shpejti do të ketë zgjedhje
"Por, lajmi i mirë është se së shpejti do të ketë zgjedhje, pas të cilave partia që ai e udhëheq do të margjinalizohet", tha Mickoski duke iu përgjigjur liderit të LSDM-së.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski: Së shpejti do të ketë zgjedhje
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski: Së shpejti do të ketë zgjedhje / TRT Balkan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se vendi i tij së shpejti do të shkojë në zgjedhje, raporton Anadolu.

Mickoski iu përgjigj një pyetjeje të gazetarëve lidhur me deklaratën e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se nuk sheh se ku Bullgaria e mohon identitetin maqedonas.

"Më vjen keq që ata sërish vendosën të përkulen para interesave të huaja, në vend që të qëndrojnë krah për krah me Qeverinë në mbrojtje të interesave kombëtare", tha Mickoski.

"Por, lajmi i mirë është se së shpejti do të ketë zgjedhje, pas të cilave partia që ai e udhëheq do të margjinalizohet. Dhe shpresoj që edhe ai dhe të tjerët si ai të zhduken përgjithmonë nga politika dhe të vijnë njerëz që e duan atdheun e tyre, që janë patriotë të vërtetë dhe që do të luftojnë për këtë shtet", shtoi ai.

Filipçe dje në një deklaratë për media theksoi se "ne nuk kemi dëgjuar nga Bullgaria se po na mohohet identiteti".

"Ne kemi një çështje dhe dihet se çfarë duhet bërë që të fillojnë reformat e vërteta dhe që të vazhdojë rruga e integrimeve evropiane dhe ato janë ndryshimet kushtetuese, me të cilat asgjë nuk do të rrezikohet", tha Filipçe.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë