| Albanian
TÜRKİYE
3 minuta leximi
Marrëveshje mes TAI-t dhe GE Aerospace: Motorët F404 do të fuqizojnë avionin turk "Hurjet"
Marrëveshja forcon partneritetin strategjik afatgjatë midis dy kompanive dhe mbështet zhvillimin e "Hurjet"-it ndërsa platforma zgjeron fushëveprimin e saj operativ dhe variantet e ardhshme.
Marrëveshje mes TAI-t dhe GE Aerospace: Motorët F404 do të fuqizojnë avionin turk "Hurjet"
Marrëveshje mes TAI-t dhe GE Aerospace: Motorët F404 do të fuqizojnë avionin turk "Hurjet" / AA

Furnizuesi amerikan i motorëve të avionëve "GE Aerospace" dhe "Turkish Aerospace Industries" (TAI) nënshkruar marrëveshje për motorët F404 që do të furnizojnë me energji avionët "Hurjet" të Türkiyes, duke shënuar moment të rëndësishëm për programin e avancuar të avionëve reaktivë stërvitor të vendit.

Marrëveshja forcon partneritetin strategjik afatgjatë midis dy kompanive dhe mbështet zhvillimin e "Hurjet"-it ndërsa platforma zgjeron fushëveprimin e saj operativ dhe variantet e ardhshme, thuhet sot në deklaratën e përbashkët.

Marrëveshja gjithashtu përforcon rolin e "GE Aerospace"-it si një partner shtytës për programet e avancuara të avionëve ushtarakë, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme teknike dhe operative për "Hurjet"-in.

"Avionët trajnues 'Hurjet' përfaqësojnë një hap të madh përpara për aftësitë e aviacionit dhe mbrojtjes të 'Turkish Aerospace'-s dhe kjo marrëveshje shënon moment të rëndësishëm për programin", tha presidenti dhe drejtori ekzekutiv i TAI-t, Mehmet Demiroğlu.

Ai tha se bashkëpunimi afatgjatë i kompanisë me "GE Aerospace" vazhdon të ofrojë aftësi kritike shtytëse që mbështesin suksesin e "Hurjet"-it si një platformë trajnimi moderne, e besueshme dhe konkurruese globalisht. "Kjo marrëveshje forcon më tej vizionin dhe aftësitë tona industriale", shtoi Demiroğlu.

Nënkryetarja e "GE Aerospace"-it për shitjet globale dhe zhvillimin e biznesit për mbrojtjen dhe sistemet, Rita Flaherty tha se kompania u nderua nga besimi i TAI-t te "GE Aerospace" si një partner shtytës për avionët e saj të përparuar ushtarakë.

Ajo tha se ata janë krenarë që mbështesin "Turkish Aerospace" ndërsa "Hurjet" zë vendin e tij në skenën globale dhe që kontribuojnë në ngritjen e vazhdueshme të Türkiyes si një lojtar kyç në ekosistemin e mbrojtjes dhe aviacionit.

"Hurjet" fuqizohet nga motori F404 i "GE Aerospace"-it, një turbofan i provuar në luftime që përdoret gjerësisht në avionë të avancuar të trajnimit dhe luftarakë në të gjithë botën. Avioni është projektuar për të përmbushur kërkesat moderne të misionit të trajnimit me avionikë të përparuar, performancë të lartë dhe fleksibilitet operacional për forcat ajrore që kërkojnë zgjidhje të gjeneratës së ardhshme.

Avionët e fuqizuar nga motori F404 janë në shërbim ose të porositur me 16 vende, duke reflektuar pozicionin e motorit si një nga turbofanët më të gjithanshëm në klasën e tij.

Marrëveshja e fundit bazohet në dekada bashkëpunimi midis "GE Aerospace"-it dhe TAI-t, përfshirë sipërmarrjen e tyre të përbashkët "Turkish Engine Industries", e njohur si TEI, e cila u krijua në vitin 1985 dhe është bërë një nga partneritetet kryesore hapësinore të rajonit.

Dy memorandume mirëkuptimi që u nënshkruan në Farnborough Airshow 2024 dhe panairin e mbrojtjes IDEF 2025, ndihmuan në hapjen e rrugës për kontratën e fundit, sipas deklaratës.

"GE Aerospace" dhe TAI-ja kanë ruajtur partneritet strategjik prej gati 40 vitesh, që përfshin programe, duke përfshirë motorët F110 që furnizojnë me energji flotën F-16 të Forcave Ajrore Turke, avionët KAAN me motor F110 dhe "Hurjet" me motor F404.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë