| Albanian
LINDJA E MESME
2 minuta leximi
OBSh-ja: Konflikti në Jemen ka lënë 1.771 të vrarë që nga muaji gusht
Shifrat përfaqësojnë një mesatare prej 132 viktimash në ditë, nga një mesatare prej 93 në ditë gjatë periudhës së mëparshme raportuese, duke treguar një rritje të ritmit të humbjeve njerëzore, vuri në dukje agjencia.
OBSh-ja: Konflikti në Jemen ka lënë 1.771 të vrarë që nga muaji gusht
OBSh-ja: Konflikti në Jemen ka lënë 1.771 të vrarë që nga muaji gusht

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) tha të enjten se 1.771 njerëz janë vrarë dhe 7.959 të tjerë janë plagosur në Jemen që nga gushti, mes përshkallëzimit të armiqësive ushtarake. 

Në një raport, OBSh-ja tha se 94 njerëz u vranë dhe 564 të tjerë u plagosën midis periudhës 26 dhe 30 tetor.

Shifrat përfaqësojnë një mesatare prej 132 viktimash në ditë, nga një mesatare prej 93 në ditë gjatë periudhës së mëparshme raportuese, duke treguar një rritje të ritmit të humbjeve njerëzore, vuri në dukje agjencia.

OBSh-ja nuk specifikoi nëse shifrat e viktimave përfshijnë civilë, personel ushtarak apo të dyja.

Sipas raportit të situatës më të fundit të OBSh-së, provinca e Lahjit përbën pjesën më të madhe të viktimave gjatë periudhës pesëditore, me 309, ose 47 për qind të totalit.

Marib regjistroi numrin më të madh të vdekjeve, me 36 vdekje midis 172 viktimave.

Raporti tha gjithashtu se Marib regjistroi 117 viktima vetëm në 30 tetor, duke përfshirë 20 të vdekur, në incidentet në Al-Jubah, Harib dhe frontin Al-Jawf.

Raporti i OBSH-së theksoi krizën në rritje të zhvendosjes, me më shumë se 300.000 njerëz të zhvendosur që nga 1 nëntori, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Më shumë se 43,000 njerëz janë larguar nga distrikti Al-Madaribah wa Al-Arah në Lahj që nga fillimi i tetorit, ndërsa Aden po pret më shumë se 56.000 njerëz të zhvendosur.

Ai gjithashtu raportoi se mallrat thelbësore në qytetin Taiz janë bërë tre deri në pesë herë më të shtrenjta.

Që nga korriku, përshkallëzimi ushtarak midis forcave qeveritare të Jemenit dhe rebelëve Huthi ka rifilluar, veçanërisht në provincat jugperëndimore Taiz dhe Lahj, duke lënë mijëra të vdekur dhe të plagosur, sipas raporteve të OKB-së.

Përplasjet e rifilluara i dhënë fund qetësisë relative që Jemeni kishte përjetuar që nga prilli 2022, ndërsa kriza humanitare dhe vuajtjet e banorëve kanë vazhduar të përkeqësohen për shkak të luftimeve dhe zhvendosjes.

Jemeni është përfshirë në luftë që kur rebelët Huthi pushtuan kryeqytetin Sanaa dhe disa provinca në shtator 2014, duke bërë që një koalicion ushtarak arab i udhëhequr nga Arabia Saudite të ndërhynte në mars 2015 në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë