| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Ai shprehu pritje se qeveria e re dhe presidenti i ri serb do të kontribuojnë në uljen e tensioneve politike dhe krijimin e një klime më të favorshme për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka deklaruar se Mali i Zi dëshiron të ndërtojë marrëdhënie miqësore me Serbinë, sipas modelit të marrëdhënieve mes Çekisë dhe Sllovakisë. 

Presidenti Millatoviq e tha këtë gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve në një ligjëratë në Universitetin e Karlit në Pragë. Duke folur për ndryshimet politike në Serbi, Millatoviq shprehu optimizëm lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve mes dy shteteve, duke rikujtuar lidhjet historike, shoqërore dhe familjare mes qytetarëve të tyre.

Duke iu referuar zhvillimeve aktuale politike në Serbi, presidenti i Malit të Zi theksoi se Lista Studentore ka marrë një legjitimitet të fuqishëm nga qytetarët e Serbisë për ta udhëhequr vendin. Ai shprehu pritje se qeveria e re dhe presidenti i ri serb do të kontribuojnë në uljen e tensioneve politike dhe krijimin e një klime më të favorshme për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Presidenti Milatoviq përsëriti mbështetjen e tij për perspektivën evropiane të Serbisë dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e përparimit të tyre në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë