| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Alan Jones, kampioni i fundit australian i botës në Formula 1
Bashkëshortja e tij, Amanda Butler-Davis, njoftoi vdekjen e tij në një deklaratë të publikuar përmes Motorsport Australia.
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Alan Jones, kampioni i fundit australian i botës në Formula 1
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Alan Jones, kampioni i fundit australian i botës në Formula 1

Alan Jones, piloti i fundit australian që fitoi Kampionatin Botëror të Formula 1 dhe i pari që siguroi titullin me ekipin Williams, ndërroi jetë të enjten në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër. 

Bashkëshortja e tij, Amanda Butler-Davis, njoftoi vdekjen e tij në një deklaratë të publikuar përmes Motorsport Australia.

I lindur në Melburn më 2 nëntor 1946, Jones kishte festuar 80-vjetorin e lindjes vetëm tri ditë para vdekjes.

Djali i pilotit australian të garave, Stan Jones, ai u zhvendos në Evropë për të ndjekur një karrierë në sportin automobilistik ndërkombëtar. Debutimin në Formula 1 e bëri me ekipin Hesketh në Çmimin e Madh të Spanjës në vitin 1975.

Fitoren e tij të parë e siguroi me ekipin Shadow në Çmimin e Madh të Austrisë në vitin 1977, përpara se t’i bashkohej Williamsit një vit më vonë.

Pasi fitoi katër gara dhe përfundoi i treti në kampionatin e vitit 1979, Jones siguroi pesë fitore në vitin 1980, duke mposhtur brazilianin Nelson Piquet dhe duke fituar titullin e pilotëve.

Kjo fitore e bëri atë kampionin e dytë australian të botës në Formula 1, pas Jack Brabhamit, i cili e kishte fituar titullin tri herë. Gjithashtu, ai i siguroi Williamsit titullin e parë për pilotë. Në të njëjtin sezon, ekipi fitoi edhe për herë të parë kampionatin e konstruktorëve.

Jones shtoi edhe dy fitore në vitin 1981, duke e përfunduar sezonin në vendin e tretë në renditje. Fitorja e tij në Çmimin e Madh të Caesars Palace në Las Vegas, po atë vit, rezultoi të ishte e fundit në Formula 1.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë