Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është nisur drejt Karabakut me ftesë të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për të marrë pjesë në festimet me rastin e Ditës së Fitores së Azerbajxhanit.
Erdoğan u përcoll në Aeroportin Ataturk të Istanbulit nga zv/presidenti Cevdet Yilmaz, guvernatori i Istanbulit, Davut Gul, si dhe kryetari i degës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Istanbul, Abdullah Ozdemir.
Presidenti shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Bujqësisë dhe i Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor presidencial për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Cagatay Kilic, zv/kryetari i AK Partisë dhe përgjegjësi për Marrëdhëniet me Shtetet Turkike, Kursad Zorlu, si dhe kryetar i Këshillit të të Urtëve të Organizatës së Shteteve Turkike, Binali Yildirim.























