| Albanian
SPORT
2 minuta leximi
Shqipëri, trajneri Maran shpall listën për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë
Më 12 nëntor në Tiranë do të luhet ndeshja Shqipëri - Finlandë, ndërsa ndeshja Bjellorusi-Shqipëri do të luhet më 15 nëntor në Hungari.
Shqipëri, trajneri Maran shpall listën për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë
Shqipëri, trajneri Maran shpall listën për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Rolando Maran, e ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të UEFA Ligës së Kombeve, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Në një konferencë për mediat, Maran ka publikuar listën me 27 futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Trajneri Maran u shpreh se gjithmonë që ai përgatit një listë është i bindur se do të jetë lista e duhur.

"Nëse mungon ndonjë lojtar nuk do të thotë se ai nuk është i aftë për të dhënë kontributin e tij për kombëtaren. Jam bazuar edhe te forma e lojtarëve që po luajnë aktualisht, duke qenë se këto dy ndeshje janë ndeshje që kanë nevojë që lojtarët të jenë në gjendjen optimale për të dhënë shumë më tepër shpejtësi dhe për ta ndihmuar skuadrën", tha Maran.

Maran theksoi se presioni për dy ndeshjet është i llojit pozitiv i cili sipas tij të nxit të bësh më të mirën për të arritur objektivat.

Lista e grumbulluar përfshin portierët Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.

Në mbrojtje është grumbulluar Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.

Ndërkohë mesfushorë janë Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe sulmues Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.

Në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, Shqipëria është në grupin C1, së bashku me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.

Më 12 nëntor në Tiranë do të luhet ndeshja Shqipëri-Finlandë, ndërsa ndeshja Bjellorusi-Shqipëri do të luhet më 15 nëntor në Hungari.