Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministri i Lituanisë, Mindaugas Sinkevicius, në një bisedë telefonike sot diskutuan për bashkëpunimin energjetik, tregtinë dhe marrëdhëniet dypalëshe, transmeton Anadolu.
Sipas Presidencës së Azerbajxhanit, Aliyev dhe Sinkevicius shprehën kënaqësinë për momentin pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe në vitet e fundit.
TË REKOMANDUARA
Ata diskutuan gjithashtu mbi marrëdhëniet Azerbajxhan-BE, duke vënë në dukje se kontaktet e fundit të nivelit të lartë kanë kontribuar në bashkëpunimin më të ngushtë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë për bashkëpunimin e Azerbajxhanit me bllokun.
Aliyevi dhe Sinkevicius shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale ndërkombëtare.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















