| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Tiranë, vazhdon në ditën e 35-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Mijëra qytetarë, përfshirë edhe nga diaspora janë mbledhur sërish në Tiranë në ditën e 35-të të protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama, dhe krijimin e një qeverie teknike.
Tiranë, vazhdon në ditën e 35-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Tiranë, vazhdon në ditën e 35-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"

Në Shqipëri vazhdojnë protestat antiqeveritare, mbi çështjen e projektit turistik në zonën e Zvërnecit në Qarkun e Vlorës dhe kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura.

Në vend, por edhe në media të huaja, ka pasur pretendime se projekti lidhet me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, duke shkaktuar reagime dhe protesta në Tiranë, qytete të tjera të Shqipërisë dhe në diasporë.

Mijëra qytetarë, përfshirë edhe nga diaspora dje janë mbledhur sërish në Tiranë në ditën e 35-të të protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama, dhe krijimin e një qeverie teknike.

Pjesë e protestës së djeshme kombëtare, përveç shqiptarëve të diasporës nga disa vende, janë bërë qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu”, për të vijuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, me pankarta kundër qeverisë dhe kundër klasës politike në vend.

Ashtu si në protestat e kaluara, pas qëndrimit disa orë në bulevard, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, më parë janë mbajtur protesta edhe para Kuvendit të Shqipërisë, të cilat u shoqëruan me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Në javët e fundit janë organizuar protesta të ngjashme edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërkohë janë mbajtur protesta edhe nga shqiptarët që jetojnë në disa vende të Evropës.

Të iniciuara nga aktivistë dhe të mbështetura nga qytetarët, protesta është zgjeruar edhe mbi çështje të tjera, si krijimi i një qeverie teknike, shfuqizimin kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin ligjit të njohur si "Paketa e Maleve" dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Gjatë një proteste më 30 maj në zonën e Zvërnecit u shënuan incidente, ku sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, disa roje të një kompanie private të sigurisë tërhoqën zvarrë një qytetar, duke shkaktuar më pas fillimin e protestave në Tiranë.

Në lidhje me çështjen, kryeministri Rama ka deklaruar se projekti në Zvërnec po ndjek procedurat ligjore dhe mjedisore, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur një projekt përfundimtar apo studim të plotë të ndikimit në mjedis.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë