| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Rama: Shqipëria është përcaktuar si vendi që do ta presë samitin e ardhshëm të NATO-s
Duke folur për mediat, në kuadër të samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës, Rama tha se populli shqiptar i ka dhënë një mandat shumë të fortë për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Evropian.
Rama: Shqipëria është përcaktuar si vendi që do ta presë samitin e ardhshëm të NATO-s
Rama: Shqipëria është përcaktuar si vendi që do ta presë samitin e ardhshëm të NATO-s / TRT Balkan AL

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria është përcaktuar si vendi që do ta presë samitin e ardhshëm të NATO-s, por sipas tij, ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti.

Rama po merr pjesë në samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës. Duke folur për mediat, Rama tha se populli shqiptar i ka dhënë një mandat shumë të fortë, sipas tij, për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Evropian.

"Shqipëria është përcaktuar si vendi që do ta presë samitin e ardhshëm të NATO-s. Çështja është se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti. Sigurisht që nuk do të jetë në vitin 2027 ndërsa në vitin 2028 nëse do të ketë një samit ai do të zhvillohet në Tiranë", tha Rama.

Duke theksuar se mbështesin plotësisht Ukrainën, Rama tha se e ardhmja e kontinentit është një e ardhme e përbashkët, “për të cilën duhet të punojmë duke përdorur të gjitha mjetet”.

Rama theksoi ndër të tjera se Bashkimi Evropian është padyshim qendra e gravitetit të kontinentit.

Duke folur për Komunitetin Politik Evropian, Rama shtoi se bëhet fjalë për një format që synon të përfshijë të gjithë aktorët dhe shtoi se është është i nderuar dhe i privilegjuar që është pjesë e këtij formati.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë