| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Fotografët kapin momentin e rrallë, vetëm disa metra larg me rrëqebullin ballkanik
Ata konsideruan se "kjo pamje është dëshmi e bukurisë së egër që ende jeton në malet tona".
Fotografët kapin momentin e rrallë, vetëm disa metra larg me rrëqebullin ballkanik
Fotografët kapin momentin e rrallë, vetëm disa metra larg me rrëqebullin ballkanik

Fotografët Kujtim dhe Betim Çodari kanë kapur një moment të rrallë në natyrë me fotoaparatet e tyre në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut.

Fotografët kanë kapur momentin kur specia e rrallë, rrëqebulli ballkanik, shihet mes disa shkëmbinjve, duke e publikuar atë në rrjetet sociale.

"Një moment jashtëzakonisht i rrallë! Të incizosh një rrëqebull ballkanik në habitatin e tij natyror është privilegj që u takon shumë pak njerëzve. I fshehtë, i kujdesshëm dhe ndër kafshët më të rralla të Ballkanit, ai rrallë shfaqet para syrit të njeriut", shkruan fotografët në rrjetet sociale.

Ata konsideruan se "kjo pamje është dëshmi e bukurisë së egër që ende jeton në malet tona".

Rrëqebulli ballkanik është një nënlloj i llojit të rrëqebullit euroaziatik në gjininë e rrëqebullit. Ai haset më së shpeshti në lindje dhe në veri të Shqipërisë dhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe ka një pakicë shumë të vogël edhe në Kosovë dhe Mal të Zi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë