Kreu i inteligjencës turke, Ibrahim Kalin u takua me zëvendëskomandantin e forcave me bazë në Libinë lindore, Saddam Haftar në qytetin Bengazi në lindje të Libisë, thanë sot burime të sigurisë.
Kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Türkiyes (MIT), Kalin zhvilloi bisedime me Haftarin mbi çështje që lidhen me ruajtjen e paqes në Libi. Në takim u trajtuan përpjekjet për të bashkuar administratat dhe forcat ushtarake në lindje dhe perëndim të Libisë nën një autoritet të vetëm.
TË REKOMANDUARA
Gjithashtu u diskutua edhe për marrëdhëniet Türkiye-Libi, së bashku me hapat për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe për të forcuar partneritetin midis dy palëve.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















