| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Hoxha-Ibrahimoviq: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal
Takimi i kryediplomatit Hoxha me homologun malazez është realizuar në Slloveni, në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit.
Hoxha-Ibrahimoviq: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal
Hoxha-Ibrahimoviq: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, ndërkohë kryediplomati shqiptar ka theksuar se Shqipëria ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin.

Takimi i kryediplomatit Hoxha me homologun malazez është realizuar në Slloveni, në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha ka theksuar se pas takimit me homologun e tij "Mund të them pa asnjë fije dyshimi: 'Gjithçka qetë në këtë anë të frontit të Ballkanit Perëndimor'".

"Ne konfirmuam atë që dihet tashmë dhe që ka qenë gjithmonë prezente: marrëdhënien e shëndetshme dhe miqësore midis dy vendeve tona, si fqinjë të mirë, partnerë të besuar, aleatë të NATO-s dhe në krye të rrugës drejt anëtarësimit në BE", është shprehur Hoxha.

Hoxha ka theksuar se Shqipëria ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin, lidhshmërinë dhe kontaktet midis njerëzve, sepse sipas tij "kështu ndërtojmë besim, i afrojmë shoqëritë tona dhe krijojmë një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë".

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë