| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar
Kryeministri në detyrë, Kurti tha sot se kushdo që ka qëllim që t'i shmangë zgjedhjet e reja "e ka shansin".
Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar
Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ka marrë një "goditje të rëndë", por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar. 

Kurti takoi një ditë më herët kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe përfaqësuesit e minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, ku tha se aktualisht i kanë 74 vota për kandidatin për president, Bekim Sejdiu.

Ai tha sot se kushdo që ka qëllim që t'i shmangë zgjedhjet e reja "e ka shansin".

"Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit, e kanë shansin. E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht profesor Bekim Sejdiu", ka thënë Kurti.

Kurti refuzoi të deklarohet nëse do të ketë kandidat tjetër për president.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u dakorduan për Bekim Sejdiun kandidat për president të ri të Kosovës, por më vonë gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër.

Marrëveshja po ashtu nuk e ka mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti që së bashku kanë 29 deputetë të tjerë shqiptarë në Legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Plenkoviq: Glorifikimi i Mlladiqit është i papranueshëm, Serbia largohet nga Evropa
Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr në vitin 2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, njofton dorëheqjen
Kosovë: Kreu i LDK-së kritikon gjashtë deputetë të partisë së tij për çështjen e presidentit
Kosovë, gjykata shpall ministrin Xhelal Sveçla fajtor për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend
Rajoni shpreh solidaritet me Gjermaninë pas sulmit hibrid të pretenduar rus në Leipzig
Gjashtë deputetë brenda LDK-së "nuk e mbështesin" Bekim Sejdiun për president
Kosova synon statusin kandidat në BE
Kryetarët e disa komunave protestojnë para Qeverisë së Kosovës
Shqipëri, 109 autorë të dyshuar për zjarrvënie
Maqedoni e Veriut: Qetësohet situata epidemiologjike me ethet e Nilit Perëndimor
Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi dhe vetëvritet gjatë bastisjes së policisë
Nis viti i ri shkollor në Kosovë
Ambasada turke në Shkup organizon pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores
Bekim Sejdiu, kandidat për President të Kosovës, LVV-ja dhe LDK-ja arrijnë pajtueshmëri
Shkup, transportuesit protestojnë para BE-së, kërkojnë zgjidhje për rregullin 90/180
Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme
Shqipëri, rrezik i lartë për zjarre në Tiranë, Lezhë dhe Fier
Haxhiu: Uroj që marrëveshja VV-LDK të përmbyllet sa më parë
Forcat e Armatosura të Shqipërisë në stërvitje të përbashkët me ato italiane