Parlamenti Evropian ka miratuar raportet vjetore për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën e Hercegovinën.
Gjatë debatit të zhvilluar në Parlamenti Evropian në Strazburg në lidhje me progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, është konfirmuar mbështetja për perspektivën evropiane të rajonit, me theks të veçantë në progresin e Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërsa janë evidentuar edhe sfidat individuale të vendeve të tjera.
Komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos, theksoi se ekziston një “dritare mundësie” për përparim në procesin e integrimit, duke i inkurajuar të gjitha vendet e rajonit që “ta shfrytëzojnë” këtë mundësi.
Sipas saj, samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi konfirmoi angazhimet e qarta të të gjithë liderëve në rajon se rruga evropiane mbetet përparësia e tyre strategjike.“
Komisioni Evropian është i gatshëm të ecë përpara me të gjitha vendet nëse ato përmbushin angazhimet e tyre për reforma dhe demonstrojnë përputhje të mjaftueshme me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, theksoi Kos.
Raportuesit për vendet e ndryshme e vlerësuan progresin, por edhe paralajmëruan për sfida të vazhdueshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, reformave institucionale dhe dialogut politik në rajon.


















