| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Duran: Samiti i Ankarasë e pasqyron përkushtimin e shteteve turkike ndaj solidaritetit
Bota turke është një hapësirë e gjerë vëllazërie, e ushqyer nga e njëjta kujtesë historike, tha Burhanettin Duran.
Duran: Samiti i Ankarasë e pasqyron përkushtimin e shteteve turkike ndaj solidaritetit
Duran: Samiti i Ankarasë e pasqyron përkushtimin e shteteve turkike ndaj solidaritetit/ AA

Samiti i 13-të i Organizatës së Shteteve Turkike (OTS), që po mbahet në Ankara, është një shprehje e rëndësishme e vendosmërisë së vendeve anëtare për të formësuar të ardhmen e tyre të përbashkët dhe për ta çuar më tej solidaritetin në botën turke, tha të enjten drejtori i Komunikimeve i Presidencës turke, Burhanettin Duran.

“Bota turke është një hapësirë e gjerë vëllazërie, e ushqyer nga e njëjta kujtesë historike dhe e lidhur prej shekujsh përmes gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë së përbashkët qytetëruese”, tha Duran në platformën sociale turke NSosyal, në kuadër të Samitit të 13-të të OTS-së.

“Sot, këto lidhje të rrënjosura thellë po shndërrohen në vullnet të përbashkët, solidaritet dhe bashkëpunim konkret nën ombrellën e Organizatës së Shteteve Turke”, theksoi Duran.

“Nën udhëheqjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, ne po ecim përpara duke zhvilluar marrëdhëniet tona me botën turke në çdo fushë.

Duke marrë forcë nga e kaluara jonë, po punojmë për një botë turke më të begatë, më të fuqishme dhe më të integruar, e cila do t’ua përcjellë brezave të ardhshëm vëllazërinë tonë”, shtoi ai.


Eksploro
Katari mohon ndërhyrjen në zgjedhjet izraelite
Presidenti iranian: Vendet e rajonit mund të garantojnë sigurinë pa përfshirjen e ShBA-së
Türkiye dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në fushën e statistikave
Türkiye zotohet ta thellojë bashkëpunimin me vendet e tjera turkike
Partia Komuniste e Kinës dëbon 33 zyrtarë të lartë politikë
Presidenti libanez kërkon ndalimin e sulmeve izraelite: Zgjidhja ushtarake nuk sjell stabilitet
Ish-zyrtari kinez dënohet me vdekje me ekzekutim të pezulluar për ryshfet
Dega ruse e "Google" paguan mbi 207 milionë dollarë gjoba
Izraeli nis numërimin e mbi 500 mijë fletëvotimeve me zarfe të dyfishta
Shpallet gjendje emergjente në një kompleks bërthamor në Karolinën e Jugut pas zjarrit në laborator
Erdoğan dhe Trump diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale
Rritet në 68 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Spanjë, Sanchez premton hetim të plotë
Dy bjellorusë arrestohen në Gjermani nën dyshimin për sabotim në favor të Rusisë
Siria e thërret ambasadorin jordanez për sulmet ajrore në Daraa
Kreu i Programit Botëror të Ushqimit e quan urinë në Gaza "të papranueshme"
BE-ja synon t’i rrisë kapacitetet e rafinimit të naftës përballë rritjes së çmimeve të karburanteve
Ushtria e Jemenit thotë se ka kryer gjashtë sulme ajrore ndaj pozicioneve të Huthive
Asambleja e OKB-së e miraton rezolutën që kërkon heqjen e embargos amerikane ndaj Kubës
Presidenti izraelit bën thirrje për të gjitha përpjekjet për të shmangur zgjedhje të tjera
Blloku i Netanyahut pritet të fitojë 53 mandate, ndërsa ai i Eisenkotit 48 në zgjedhjet në Izrael